Estetika Dentare
Kush nuk dëshiron një buzëqeshje të bukur? Paraqitja e dhëmbëve dhe buzëqeshja janë thelbësore që të ndihemi mirë.
Në ditët e sotme estetika ka një rëndësi të veçantë, e duke qënë se fytyra dhe në veçanti goja dhe dhëmbët luajnë një rol të rëndësishëm, ka lindur nevoja e zhvillimit të stomatologjisë estetike.
Njerëzit e duan të bukurën dhe duan të duken bukur, dhe në rastet kur në buzëqeshjen e dikujt ka probleme atëherë me anë të teknikave specifike, materialeve super estetike dhe ndërhyrjeve kirurgjikale realizohet një buzëqeshje perfekte. Disa nga materialet dhe teknikat e perdorura:

Operacionet Estetike të Gingivave (Mishrave të Dhëmbëve)
Kjo ndërhyrje konsiston në heqjen e një pjese të kockës dhe të mishrave që rrethojnë dhëmbët. Pas kësaj ndërhyrjeje, pacienti pret 6 javë që të shërohen gingivat plotësisht e më pas mund të vazhdohet me punimet protetike. Kjo ndërhyrje bëhet në rastet kur:
- Gummy Smile; jane rastet kur personit në momentin që buzëqesh apo qesh, i duken shumë gingivat (mishrat e dhëmbëve). Në këto raste niveli i gingivës ngrihet më lart dhe më pas dhëmbët vishen me faseta porcelani ose me këllëf porcelani.
- Në rastet kur gingivat zmadhohen, si pasojë e përdorimit të ilaçeve të ndryshëm ose e sëmundjeve të mishrave, dhe mbulojnë një pjesë të dhëmbëve
- Në rastet kur kemi disnivel në gjatësinë e dhëmbëve të parë. Duke ndërhyrë te pjesa e gingivës mund ti bëjmë dhëmbët të kenë të njëjtën gjatësi
- Në rastet kur gjatësia e dhëmbit është e pamjaftueshme për të kryer punime mbi të, bëhet ndërhyrje duke bërë zgjatim të kurorës (Crown Lengthning).

Zbardhimi i Dhëmbëve
1. Pse dhëmbët ndërrojnë ngjyrën?
2. Si funksionon zbardhimi?
Lëndët që përdoren për zbardhim janë: Carbamide Peroxide dhe Hydrogen Peroxide( ujë i oksigjenuar). Këto dy lëndë kanë aftësinë (cilësinë) të kalojnë lirshëm nëpërmjet shtresave të dhëmbit (zmalti, dentina) dhe përhapen në gjithë pjesët e dhëmbit. Këto Perokside (Carbamide dhe Hydrogen peroxide) shpërbëhen në radikale oksigjeni, të cilat hyjnë ndërmjet prizmave të zmaltit (shtresa e jashtme e dhëmbit), duke shpërndarë (asgjësuar) molekulat e ngyrosura që ndikojnë në ngjyrosjen e dhëmbit. Zbardhimi nuk ndikon në strukturën e dhëmbit, vetëm se ngjyra e brendëshme e dhëmbit bëhet më e (çelët) bardhë.
Agjentët zbardhues copëtohen në molekula më të vogla dhe lëvizin në të gjitha drejtimet brenda dhëmbit. Edhe nëse i gjithë dhëmbi nuk është i mbuluar me zbardhues, ai zbardhet i gjithi.
Studime të shumta shkencore kanë vërtetuar efikasitetin e peroksideve në zbardhimin e dhëmbëve.
Zmalti dhe dentina (dy shtresat e dhëmbit), mbushjet egzistuese dhe porcelani nuk preken, ndikohen apo dëmtohen nga agjentët zbardhues.
3. Sa kohë zgjat efekti i zbardhimit?
Për të ruajtur të pandryshuar efektin e zbardhimit rekomandohet përdorimi i rregullt i pastës zbardhuese të këshilluar nga mjeku.
4. Si ndodh (funksionon) zbardhimi?
Kërkimet shkencore kanë treguar se Nitrati i Potasiumit, penetron në zmalt, dentinë e deri në nerv, duke vepruar si një qetësues dhimbjeshë (analgjezik dhe anestetik).
Produktet zbardhuese kanë në përbërje dhe Fluor,një element që ul ndjeshmërinë e dhëmbit si dhe e mbron atë nga prishja.
5. A shkakton zbardhimi probleme, duke dëmtuar apo dobësuar zmaltin (shtresën e jashtme) e dhëmbëve?
Sipas kërkimeve shkencore, të pranuara edhe nga “American Association of Dental Research” (Shoqata Amerikane e kërkimeve Dentare), produktet zbardhues që kanë në përmbajtje Nitrat Potasiumi dhe Fluor, ulin ndjeshmërinë e dhëmbit ndaj të nxehtave dhe të ftohtave, ndikojnë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të gojës/dhëmbëve, kanë efekt anti karies (kundra prishjes), rrisin mikrofortësinë e zmaltit.
E rëndësishme: Zbardhimi duhet të bëhet vetëm nën mbikqyrjen e dentistit.
Tek femrat shtatzënë dhe nënat që ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri, nuk lejohet zbardhimi. Zbardhimi i dhëmbëve në ditët e sotme është efikas dhe i sigurtë, nëse bëhet në mënyrën e duhur dhe me materialin e përshtatshëm. Kjo përfshin një diagnozë fillestare, pastrimin e gurëzave dhe të njollave, shpjegimi nga ana e dentistit mbi proçesin e zbardhimit, si dhe ndjekja gjatë proçesit të zbardhimit.
Zbardhimi i bërë nga vetë personi me prodhime kozmetike – estetike mund të dëmtojë mishrat e dhëmbëve dhe nuk është shumë efikas.