Estetika Dentare​

Kush nuk dëshiron një buzëqeshje të bukur? Paraqitja e dhëmbëve dhe buzëqeshja janë thelbësore që të ndihemi mirë.

Në ditët e sotme estetika ka një rëndësi të veçantë, e duke qënë se fytyra dhe në veçanti goja dhe dhëmbët luajnë një rol të rëndësishëm, ka lindur nevoja e zhvillimit të stomatologjisë estetike.

Njerëzit e duan të bukurën dhe duan të duken bukur, dhe në rastet kur në buzëqeshjen e dikujt ka probleme atëherë me anë të teknikave specifike, materialeve super estetike dhe ndërhyrjeve kirurgjikale realizohet një buzëqeshje perfekte. Disa nga materialet dhe teknikat e perdorura:

Operacionet Estetike të Gingivave (Mishrave të Dhëmbëve)

Kjo ndërhyrje konsiston në heqjen e një pjese të kockës dhe të mishrave që rrethojnë dhëmbët. Pas kësaj ndërhyrjeje, pacienti pret 6 javë që të shërohen gingivat plotësisht e më pas mund të vazhdohet me punimet protetike. Kjo ndërhyrje bëhet në rastet kur:

  • Gummy Smile; jane rastet kur personit në momentin që buzëqesh apo qesh, i duken shumë gingivat (mishrat e dhëmbëve). Në këto raste niveli i gingivës ngrihet më lart dhe më pas dhëmbët vishen me faseta porcelani ose me këllëf porcelani.
  • Në rastet kur gingivat zmadhohen, si pasojë e përdorimit të ilaçeve të ndryshëm ose e sëmundjeve të mishrave, dhe mbulojnë një pjesë të dhëmbëve
  • Në rastet kur kemi disnivel në gjatësinë e dhëmbëve të parë. Duke ndërhyrë te pjesa e gingivës mund ti bëjmë dhëmbët të kenë të njëjtën gjatësi
  • Në rastet kur gjatësia e dhëmbit është e pamjaftueshme për të kryer punime mbi të, bëhet ndërhyrje duke bërë zgjatim të kurorës (Crown Lengthning).

Zbardhimi i Dhëmbëve

1. Pse dhëmbët ndërrojnë ngjyrën?

Shkaqet e ndërrimit të ngjyrës së dhëmbëve janë të shumta, si psh: ilaçe të ndryshme, traumat e dhëmbit (thyerje, goditje etj.), heqja e nervit të dhëmbit. Përdorimi i antibiotikëve si tetraciklina nga nëna gjatë shtatzanisë ose nga femija, ndikon te ndërrimi i ngjyrës se dhëmbëve të fëmijës; në disa raste ushqime ose pije të veçanta si koka kola, kafeja, ushqime që kanë ngjyrosës në përbërje ndikojnë në ngjyrën e dhëmbëve.

2. Si funksionon zbardhimi?

Lëndët që përdoren për zbardhim janë: Carbamide Peroxide dhe Hydrogen Peroxide( ujë i oksigjenuar). Këto dy lëndë kanë aftësinë (cilësinë) të kalojnë lirshëm nëpërmjet shtresave të dhëmbit (zmalti, dentina) dhe përhapen në gjithë pjesët e dhëmbit. Këto Perokside (Carbamide dhe Hydrogen peroxide) shpërbëhen në radikale oksigjeni, të cilat hyjnë ndërmjet prizmave të zmaltit (shtresa e jashtme e dhëmbit), duke shpërndarë (asgjësuar) molekulat e ngyrosura që ndikojnë në ngjyrosjen e dhëmbit. Zbardhimi nuk ndikon në strukturën e dhëmbit, vetëm se ngjyra e brendëshme e dhëmbit bëhet më e (çelët) bardhë.

Agjentët zbardhues copëtohen në molekula më të vogla dhe lëvizin në të gjitha drejtimet brenda dhëmbit. Edhe nëse i gjithë dhëmbi nuk është i mbuluar me zbardhues, ai zbardhet i gjithi.

Studime të shumta shkencore kanë vërtetuar efikasitetin e peroksideve në zbardhimin e dhëmbëve.
Zmalti dhe dentina (dy shtresat e dhëmbit), mbushjet egzistuese dhe porcelani nuk preken, ndikohen apo dëmtohen nga agjentët zbardhues.

3. Sa kohë zgjat efekti i zbardhimit?

Rezultatet e zbardhimit janë të qëndrueshme. Sidoqoftë në varësi të zakoneve të të ushqyerit dhe mënyrës së jetesës, mund të nevojitet përsëritja periodike e zbardhimit,në çdo 2 vjet.
Për të ruajtur të pandryshuar efektin e zbardhimit rekomandohet përdorimi i rregullt i pastës zbardhuese të këshilluar nga mjeku.

4. Si ndodh (funksionon) zbardhimi?

Ndjeshmëria e dhëmbit është një efekt anësor i përkohshëm i zbardhimit. Kjo ndjeshmëri është e përkohëshme dhe largohet pas përfundimit të zbardhimit. Produktet zbardhuese të kohëve të fundit kanë në përbërje (Potasium Nitrat) elementë që eliminojnë ndjeshmërinë ndaj të ftohtit dhe të nxehtit.
Kërkimet shkencore kanë treguar se Nitrati i Potasiumit, penetron në zmalt, dentinë e deri në nerv, duke vepruar si një qetësues dhimbjeshë (analgjezik dhe anestetik).
Produktet zbardhuese kanë në përbërje dhe Fluor,një element që ul ndjeshmërinë e dhëmbit si dhe e mbron atë nga prishja.

5. A shkakton zbardhimi probleme, duke dëmtuar apo dobësuar zmaltin (shtresën e jashtme) e dhëmbëve?

Sipas kërkimeve shkencore, të pranuara edhe nga “American Association of Dental Research” (Shoqata Amerikane e kërkimeve Dentare), produktet zbardhues që kanë në përmbajtje Nitrat Potasiumi dhe Fluor, ulin ndjeshmërinë e dhëmbit ndaj të nxehtave dhe të ftohtave, ndikojnë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të gojës/dhëmbëve, kanë efekt anti karies (kundra prishjes), rrisin mikrofortësinë e zmaltit.

E rëndësishme: Zbardhimi duhet të bëhet vetëm nën mbikqyrjen e dentistit.

Tek femrat shtatzënë dhe nënat që ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri, nuk lejohet zbardhimi. Zbardhimi i dhëmbëve në ditët e sotme është efikas dhe i sigurtë, nëse bëhet në mënyrën e duhur dhe me materialin e përshtatshëm. Kjo përfshin një diagnozë fillestare, pastrimin e gurëzave dhe të njollave, shpjegimi nga ana e dentistit mbi proçesin e zbardhimit, si dhe ndjekja gjatë proçesit të zbardhimit.

Zbardhimi i bërë nga vetë personi me prodhime kozmetike – estetike mund të dëmtojë mishrat e dhëmbëve dhe nuk është shumë efikas.