Trajtimi Fëmijëve

Dentistria pediatrike është degë e stomatologjisë e cila kujdeset për dhëmbët e fëmijëve. Vëmendje i kushtohet kryesisht edukimit për higjienën dentare, këshillave për dietën e duhur ushqimore, aplikimit të flourit dhe silanteve si dhe kujdesjes së duhur për dhëmbët e qumështit.

Kur duhet bërë vizita e parë?

Vizita e parë te dentisti duhet të bëhët në 18 muajsh. Në këtë moshë fëmijët mund të fillojnë me trajtimet e higjienës orale dhe kontrolle të rregullta te mjeku stomatolog. Qëllimi i vizitës së parë në një moshë kaq të hershme është që fëmija të familjarizohet me mjekun dhe ambientin përreth dhe ta shikojë si një eksperiencë jo shqetësuese për të. Kjo është shumë e rëndësishme ,pasi kështu arrijmë bashkëpunimin e fëmijës në vizitat që do të bëjë në të ardhmen. Vizita e parë duhet të jetë e shkurtër,por thelbësore. Fëmija duhet të shoqërohet nga prindi në cdo moment në mënyrë që të ndihet më i sigurt.
Në vizitën e parë dentisti kontrollon dhëmbët,a kanë dalë sic duhet dhe do ju mësoj si të kujdeseni për dhëmbët e qumështit.

Një dietë e mirë dhe dhëmbë të shëndetshëm.

Dhëmbët, kockat dhe indet gingivale kërkojnë një dietë të shëndetshme dhe të mirëekuilibruar. Në përgjithësi, ushqimet me përmbajtje të shumtë sheqeri dhe lëngjet me gaz mund të shkaktojnë kavitete karioze, prandaj fëmijët duhet të konsumojnë ushqime të shëndetshme si perimet, frutat, kosin dhe djathin, me përmbajtje të ulët yndyre.

Përse dhëmbët e qumështit janë të rëndësishëm?

Në fakt dhëmbët e qumështit formohen përpara lindjes së fëmijës. Fillimisht dhëmbët e parë që dalin janë incizivët qëndror të poshtëm në muajin e katërt, më pas vijohet me incizivët qëndror të sipërm. Dhëmbët e tjerë të serisë së qumështit përfundojnë rreth moshës 3 vjeçare, por vendndodhja dhe renditja e tyre është e ndryshueshme.

Seria e dhëmbëve të përhershëm i ka fillesat në moshën 6 vjeçare, duke filluar me daljen e dhëmballëve të para dhe incizivët qëndror të poshtëm. Ky proces vazhdon deri në moshën 21 vjeçare me daljen e dhëmballëve të treta (të pjekurisë). Një pacient adult ka 28 dhëmbë të serisë së përhershme dhe 32 elementë dentare duke përfshirë dhe dhëmballët e syrit.

Prezenca e tyre është e rëndësishme sepse i lejon fëmijës të ushqehet, të qeshë dhe të flasë. Dhëmbët e qumështit shërbejnë edhe si ruajtës të hapësirës për dhëmbët e përheshëm duke favorizuar një rritje harmonike të nofullave. Prishjet e dhëmbëve të qumështit mund të shkaktojnë njësoj si prishjet e dhëmbëve të përhershëm dhimbje, infeksione dhe aromë jo të këndeshme të gojës.

Kurimi i dhëmbëve të qumështit mund të bëhet me teknika të thjeshta dhe pa dhimbje për fëmijën.

Dhëmbët e qumështit shërbejnë për një sërë funksionesh të rëndësishëm:

  • Lejojnë fëmijën të mbaj një dietë të shëndetshme, duke konsumuar ushqime të forta dhe të buta
  • Kanë funksion thelbësor për të bluar duke ndihmuar në tretjen e ushqimit
  • Shërbejnë për ruajtur dhe udhëhequr daljen e dhëmbëve të përhershëm në pozicionet e tyre korrekte
  • Lejojnë zhvillimin normal të bazave kockore të nofullave
  • Ndikojnë në zhvillimin e artikulimit të fjalëve dhe vetbesimin e fëmijës
  • Qëllimi ynë është reduktimi i rrezikut të patologjive orale në të ardhmen dhe rritjen e jetëgjatësisë së buzëqeshjes së shëndetshme dhe të bukur.

Cfarë është silantizimi dhëmbëve?

Silanizimi i dhëmbëve është një procedurë që parandalon formimin e prishjeve të dhëmbëve. Aplikimi i silanteve (një shtresë e hollë resinoze fluide) rekomandohet sidomos tek dhëmballët e përhershme të sapo zbuluar nga gingiva.

Forma okluzale e këtyre dhëmbëve është e përbërë nga kreshta dhe gropëza të cilat favorizojnë zhvillimin e proceseve karioze. Kjo procedurë kryhet pa dhimbje dhe cila bëhet pa nevojën e anestezisë lokale.

Cfarë është profilaksia me fluor?​

Profilaksia me fluor konsiston në aplikimin sipërfaqësor të xhelit të fluorit në mënyrë perdiodike me qëllim përmirësimin e strukturës kristalore të zmaltit të dhëmbëve.

Përmirësimi i strukturës së zmaltit e bën dhëmbin me rezistent ndaj sulmeve të acideve të baktereve që shkaktojnë kariesin dentar.

Një kujdes të vecantë duhet treguar në aplikimin e sasisë së fluorit ose gjatë gëlltitjes së sasive të konsiderueshme të pastave të dhëmbëve me përmbajtje fluori, pasi një sasi e tepërt mund të coj në formimin e Fluorozis (pigmentime të bardha në sipërfaqen e dhëmbëve).