Kirurgji Orale

Kirurgjia orale është ajo degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral.

Ekstraksionet e dhëmbëve dhe rrënjëve të mbetura

Kirurgjia më e përhapur është heqja e dhëmballëve të pjekurisë, heqja e dhëmbëve të (retinuar) dhe gjithashtu heqja e dhëmbëve për të mundësuar drejtimin e dhëmbëve me aparate ortodontike dhe për vendosjen e protezave. Një nga ndërhyrjet më të rëndësishme është edhe heqja e rrënjëve të mbetura që mund të çojnë në infeksione të kockës dhe në kiste.

Trajtimi I Infeksioneve (Abseseve)​

Në gjuhën mjeksore quhet Drenimi i abseseve. Abseset janë infeksione që vijnë nga prishja e dhëmbëve në gradat e rënda apo dhe nga zhveshja dhe lëvizja e tyre. Ato përhapen në mishrat e dhëmbëve me variacione në madhësi, (nga një fryrje e lehtë në zonën përreth dhëmbit deri tek një fryrje që duket në pamje të jashtme), gjë kjo e cila mund të pëngojë frymëmarrjen.

Kjo shoqërohet me temperaturë, dhimbje të vazhdueshme, lëvizshmëri të dhëmbëve dhe fryrje të nyjeve limfatike të qafës. Trajtimi kirurgjikal kryhet kur trajtimi i dhëmbit nuk ka patur sukses në eliminimin e infeksionit dhe konsiston në një ndërhyrje në zonën e infektuar dhe në dezinfektimin e hapësirës së infektuar, në varësi të rastit me antibiotik.