Terapi / Protetik

Eshtë metoda më e re dhe bashkëkohore për dizenjimin e dhëmbëve për pacientët. Kjo fjalë e fundit e teknologjisë sjell një perfeksion në dizenjimin e dhëmbëve të rinj duke rritur cilësinë e punimeve.

Ura Fikse (Kurora dentare)

Kurorat dentare përdoren në raste kur dhëmbi apo dhëmballa ka një mbushje masive. Kur ¾ e kurorës së dhëmbit është e mbushur, në këtë rast, vendoset kurorë.
Te dhëmbët egzistues (pranë vendit ku mungojnë dhëmbët), vendosen kurora në mënyrë që të mbajnë urën. Pra kurorat përdoren si këmbë ure.
Kurorat bëhen me disa lloj materialesh:

  • Zirkon/Porcelan
  • Porcelan (emax)
  • Metal/Porcelan

Në përpunimin e kurorave përdorim teknologjinë më të avancuar (CAD/CAM).

Protezat e lëvizshme

“Proteza të lëvizshme” quhen të gjitha protezat që mund të zëvendësojnë të gjithë dhëmbët që mungojnë ose një pjesë të tyre. Quhen të lëvizshme pasi mund të hiqen dhe të lahen me lehtësi nga pacienti. Protezat e lëvizshme ndahen në:

1. Proteza totale

Proteza totale vendoset atëhere kur pacienti nuk ka asnjë dhëmb në kavitetin oral. Ajo është e përbërë nga një strukturë mbajtëse me rezinë akrilike dhe dhëmbë rezine, e cila mbahet tek nofulla e pacientit. Kjo protezë respekton profilin dhe funksionet përtypëse të pacientit. Quhet totale e lëvizshme pasi mund të hiqet nga pacienti dhe të lahet në cdo moment të ditës. Për të vendosur këtë lloj proteze pacienti duhet të ketë një sasi kocke në mënyrë që ajo të qëndroj në mënyrë natyrale.

2. Proteza parciale

Proteza parciale ankorohet tek dhëmbët e mbetur me kroshe teli. Ajo është e përbërë nga një strukturë rezine akrilike dhe dhëmbë rezine.Përdoret për të rikthyer integritetin e dhëmbëve në mungesë të një ose më shumë dhëmbëve. Dhëmbët më të afërt shërbejnë si një mbështetje për strukturat e lëvizshme, e cila lejon shpërndarjen më të mirë të ngarkesës kur përtypni ushqim.

3. Proteza parciale-elastike Valplast

Është një protezë që aplikohet në rastet kur pacienti ka të nevojshme zëvendësimin e një pjese të dhëmbëve që mungojnë.

Proteza Valplast, e njohur ndryshe si proteza termoplastike është e përbërë nga rezinë nailoni termoplastike duke e bërë protezën shumë miqësore me gojën, më të lehtë dhe rezistente.

Avantazhet e protezës elastike Valplast janë:

  • Nuk ka kroshe teli
  • Nuk thyhet
  • E lehtë në peshë dhe mbahet me lehtësi nga pacienti
  • Pacienti I heq dhe I vendos me lehtësi
  • Funksion dhe estetik maksimale
  • Nuk krijon reaksion alergjik
  • Nuk demton dhëmbët ku mbështeten kroshetë e rezinës

4. Proteza e skeletuar

Proteza e skeletuar është një protezë parciale me një strukturë mbajtëse metalike.

5. Proteza e skeletuar me attachment

Proteza e skeletuar me attachment: është një protezë mikse e cila përbëhet nga element shtylle sic janë dhëmbët të cilët vendosen në këllëf, një protez e skeletuar me kroshe metalike, të cilat e bëjnë këtë lloj proteze të jetë stabël por edhe që pacienti të ketë mundësi ta heqi dhe ta vendosi vetë në cdo moment të ditës.