Dhëmbët tuaj janë si gjurma e gishtit tuaj. Kjo është arsyeja pse të dhënat dentare përdoren ndonjëherë për të identifikuar mbetjet njerëzore.

Dhëmbët janë si ajsberg

Përafërsisht 1/3 e secilit dhëmb është e vendosur poshtë mishit të dhëmbëve.Kjo është arsyeja pse ruajtja e shëndetit të mishit të dhëmbëve është po aq e rëndësishme sa kujdesi për dhëmbët

Smalti është pjesa më e veshtirë e trupit tuaj

Smalti është shtresa e jashtme e dhëmbit. Ashtu si një guaskë e fortë, qëllimi I tij kryesor është të mbrojë pjesën tjetër të dhëmbit.Smalti është bërë kryesisht nga kalciumi dhe fosfati, si kockat tona, por është më I fortë për shkak të proteinave specifike dhe kristaliteve që e përbëjnë atë

Pllaka është armiku juaj

Nëse nuk e hiqni rregullisht duke larë dhe duke pastruar dhëmbët, pllaka mund të shkaktojë prishjen e dhëmbëve. Pa heqje, pllaka ngurtësohet dhe zhvillohet në gur, të cilin duhet ta pastroni rregullisht te dentist

Ju prodhoni 10’000 Lt pështymë

Pështyma luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj. Lehtëson gëlltitjen e ushqimit dhe përmban enzima që përshpejtojnë tretjen. Sa për dhëmbët, pështyma lan grimcat e mbajtura të ushqimit dhe përmban calcium dhe fosfat që neutralizojnë acided e pllakave që shkaktojnë dëmtime dhe prishje