Fasetat Dentare

Fasetat Dentare, të ashtuquajtura Faseta Estetike janë shtresa të holla porcelani ose kompoziti me trashësi prej rreth 0.7mm.
Cfarë problemesh mund të zgjidhen me faseta?

Fasetat dentare quhen ndryshe dhe “ortodoncia e shpejtë ” sepse ato mund të mbulojnë nje sër problemesh dentare në zonën frontale:
- Hapësira midis dhëmbëve frontal
- Dhëmb me formë jo shumë estetike
- Dhëmbët frontal të thyer ne buzën prerës
- Dhëmb që kanë ndryshuar ngjyrën në sipërfaqe ose brendësi(dhëmbët devital )
- Dhëmb me mbushje jo estetike
Fasetat (Veneers )mund të rregullojnë formën dhe estetikën e jashtme të dhëmbit por nuk mund të rregullojnë kafshimin apo problemet në nofulla.Në të tilla raste trajtimi ortodontik është zgjidhja .

Llojet e fasetave?

Fasetat dentare mund të jenë prej kompoziti ose porcelani.Fasetat e kompozitit ,bëhen në klinikë nga mjeku ,me ndihmën e kompozitit në ngjyrën e dhëmbit.Ndërsa fasetat e porcelanit krahas punës në klinikë kerkojnë dhe një etapë laboratorike për përgatitjen e tyre.

3 Responses

  1. I came across your site wanting to learn more and you did not disappoint. Keep up the terrific work, and just so you know, I have bookmarked your page to stay in the loop of your future posts. Here is mine at Webemail24 about Search Engine Optimization. Have a wonderful day!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *