Parodontopatia (e njohur si parodontozë) është sëmundje që i sulmon të gjitha shtresat mbrojtëse të dhëmbit (gingiva, çimentoja, fijet periodontale dhe ashti alveolar) duke arritur deri te rrënja e tyre.

Parodontopatia karakterizohet si inflamacion destruktiv i strukturës mbështetëse (mbajtëse) të dhëmbit. Struktura mbështetëse e dhëmbit përbëhet nga gingiva, cementi i dhëmbit si dhe kocka alveolare, e ashtuquajtur parodonciumi.

Shkaku kryesor për paraqitjen e parodontopatisë është shtresa e butë dhe e verdhë e dhëmbëve në të cilën shumohen bakteret nga mbetjet ushqimore. Kjo shtresë së pari formohet rreth qafës së dhëmbit dhe në fisurat e dhëmbit dhe nëse nuk pastrohet me kohë do ta mbuloje tërë sipërfaqen e dhëmbit dhe do të shndërohet në gurë të dhëmbit.

Parodontopatia është një ndër sëmundjet më të zakonshme orale. Studime epidemiologjike nga shumë shtete të botës dëshmojnë që afër 10 deri 15% tek të rriturit vuajnë nga sëmundja e parodontopatisë. Kjo shifër mund të krahasohet me sëmundje të tjera popullore, siç janë, diabeti dhe artriti reumatoid.

SIMPTOMAT E SËMUNDJES SË PARADONTOPATISË

Shumica e sëmundjeve paradontale janë sëmundje infektive kronike dhe pa arritur në faza të larta nuk japin dhimbje.

Parodontopatia konsiderohet si sëmundje kronike e cila mund të shpie deri tek humbja e dhëmbëve.

Kjo sëmundje orale mund zgjasë një kohë të gjatë dhe pacienti të mos jetë i vetëdijshëm.

Zbulimi i hershëm i sëmundjes si dhe shërimi profesional i saj, shpesh herë ka prognozë të mirë pasi që intervenimi në fazën e hershme mund ta parandalojë progresin agresiv të sëmundjes.

Karakterizohet me këto shenja dhe simptoma:

Që mos të arrihet deri te ndryshimet e lartëpërmendura, përveç ushqimit të rregullt dhe pastrimi I rregullt I dhëmbëve është e nevojshme edhe vizita te stomatologu (minimum 2 herë në vit) ku do të largohen shtresat e forta të dhëmbëve .

SHKAKTARËT QE SHKAKTOJNË PARADONTOPATINË

Ka faktorë të ndryshëm të cilët kanë rol të rëndësishëm në sëmundjen e parodontopatisë. Dihet se bakteret janë faktorë të rëndësishëm, mirëpo, jo gjithmonë, ky faktor është i mjaftueshëm për ta zhvilluar parodontopatinë. Studimet tregojnë që tek 20% të individëve që kishin sëmundjen e parodontopatisë, shkaktarë janë bakteret, ndërsa faktorë të tjerë ishin:

Duhet të kemi parasysh se kjo sëmundje nuk duhet të injorohet dhe dentisti mban përgjegjësinë për ta zbuluar në kohë, dhe të informojë pacientin me masat parandaluese.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

One Response

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *